Merr pjesë në proceset teknologjike për prodhimin pirometalurgjik, hidrometalurgjik dhe elektro-metalurgjik të metaleve, në procedurat për rafinimin e metaleve të papërpunuara, në proceset për marrjen e pluhurave
metalikë dhe sinterimit; administron me pajisjet, mjetet dhe agregatet në të gjitha proceset për fitimin dhe rafinimin e metaleve; llogaritë, matë, ekzaminon lëndët e para, kompleton dhe mirëmban dokumentacionin dhe
regjistrimet; zbaton rregulla, dispozita dhe rregullativa ligjore për mbrojtjen e mjedisit të punës dhe mjedisit jetësor.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Operator për fitimin e metaleve, Operator për përpunimin e metaleve, si dhe në të gjitha vendet e tjera të punës nga sfera e metalurgjisë në prodhimin e çelikut, shkritoret dhe punëtoritë e pavarura të përpunimit të metaleve.