Për projektin
Platforma “Udhëzues përmes kualifikimeve në arsimin profesional” është pjesë e iniciativës “Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut” (E4E@mk), e mbështetur nga Qeveria e Zvicrës dhe e zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim (QATP).
Qëllimi ynë kryesor është të mundësojmë navigim të lehtë, të shpejtë dhe të kuptueshëm në të gjithë ofertën e arsimit profesional, për t’i ndihmuar të rinjtë të marrin një vendim të sigurt dhe të informuar në përzgjedhjen e arsimit të mesëm. Platforma shërben si burim i besueshëm informacioni për të gjithë sektorët dhe kualifikimet e disponueshme, strukturën dhe kohëzgjatjen e tyre, shkathtësitë që fitohen, si dhe rrugët profesionale dhe arsimore që hapen pas përfundimit të tyre.
Platforma është e dedikuar për nxënës, prindër, staf arsimor dhe këshilltarë karriere, si dhe për të gjithë ata që janë të interesuar për arsimin profesional dhe trajnimin.
Çfarë përmban kjo platformë?
Kualifikime, shkolla, punëdhënës
dhe informacione për karrierë
të organizuara sipas sektorëve
reale për punësim dhe avancim
profesionale që ofrojnë këto programe
të lidhur me kualifikime të caktuara