Kalueshmëria

Informacione për rrjedhën
e arsimit

Në arsimin profesional ekzistojnë disa shtigje të qarta të përcaktuara që mundësojnë zhvillim të mëtejshëm personal, arsimor dhe profesional. Kalueshmëria – respektivisht mundësia për të kaluar nga një nivel arsimor në një tjetër – është një karakteristikë thelbësore e sistemit modern të arsimit profesional.

Mundësitë e kalueshmërisë

Skema e kalueshmërisë së kualifikimeve

Nivele dhe lloje

Arsimi profesional dhe trajnimi përfshin:
– arsimin profesional dhe trajnimin si pjesë e arsimit të mesëm, që mundëson fitimin e kualifikimeve arsimore të niveleve (II) të dytë, (III) të tretë dhe (IV) të katërt, sipas Ligjit të Kornizës Nacionale të Kualifikimeve.
– arsimin post-sekondar dhe trajnimin si pjesë integrale e arsimit profesional, që mundëson fitimin e kualifikimeve të nivelit VB (pesë B), sipas Ligjit të Kornizës Nacionale të Kualifikimeve..

Arsimi profesional dhe trajnimi mund të organizohet edhe si arsimi dual.

Në arsimin profesional për kualifikime të niveleve II (dytë), III (tretë) dhe IV (katërt), përfshihen nxënës që kanë përfunduar arsimin fillor.
Nxënësit me arsim profesional për kualifikime të nivelit III (tretë) mund të përfshihen në tregun e punës ose të vazhdojnë arsimin e tyre në arsimin profesional për kualifikime të niveleve IV (katërt) ose VB (pesë B) (post-sekondar).

Nxënësit me arsim profesional për kualifikime të nivelit IV (katërt) mund të përfshihen në tregun e punës ose të vazhdojnë arsimin e tyre në kualifikime të nivelit V (pesë) (post-sekondar) ose VI (gjashtë) (arsim të lartë).

Kalueshmëria horizontale dhe vertikale e nxënësve në arsimin profesional dhe trajnimin

Nxënësit mund të kalojnë nga një lloj kualifikimi në tjetrin brenda të njëjtit nivel (kalueshmëri horizontale) dhe nga një nivel në një tjetër të kualifikimeve II (dytë), III (tretë) dhe IV (katërt) në arsimin profesional dhe trajnimin (kalueshmëri vertikale).

Nxënësit që kanë kaluar provimet në fund të arsimit profesional mund të vazhdojnë arsimin ose të përfshihen në tregun e punës, në përputhje me Ligjin për arsimin e mesëm dhe Ligjin për arsimin e lartë.

Nxënësit e arsimit profesional me kohëzgjatje katërvjeçare japin provimin e maturës shtetërore dhe/ose maturë profesionale shtetërore dhe/ose maturë profesionale shkollore.

Pas përfundimit të vitit të fundit të arsimit profesional me dy ose tre vjet, nxënësit japin provim përfundimtar.

Nxënësit që kanë kaluar maturën shtetërore ose maturën profesionale shtetërore mund të vazhdojnë arsimin në institucion të arsimit të lartë, sipas kritereve të pranimit në institucionet përkatëse.

Nxënësit që kanë kaluar maturën profesionale shtetërore për regjistrim në arsimin e lartë mund të vazhdojnë arsimin në një institucion të arsimit të lartë, në programin përkatës studimor.

Nxënësit e arsimit profesional me nivel IV nga Korniza Nacionale e Kualifikimeve (KNK) që duan të vazhdojnë arsimin në një program tjetër studimor të arsimit të lartë, të ndryshëm nga arsimi i mesëm që kanë përfunduar, japin maturë shtetërore, sipas kritereve të pranimit të institucionit të arsimit të lartë.

Nxënësit që kanë kaluar maturën shkollore dhe provimin përfundimtar fitojnë një kualifikim të caktuar dhe mund të përfshihen në tregun e punës.

Rrugë e mëtejshme arsimore

Përmbajtje që shpjegon mundësitë për:

Vazhdimi në arsimin më të lartë
Arsim i lartë

Arsim post-sekondar
Pas përfundimit të arsimit profesional dyvjeçar, trevjeçar ose katërvjeçar, nxënësit kanë mundësinë të vazhdojnë arsimin post-sekondar.

Vazhdimi në arsimin më të lartë

Arsim i lartë
Pas përfundimit të arsimit profesional katërvjeçar, nxënësit mund të vazhdojnë studimet, duke e zgjeruar përgatitjen e tyre profesionale me njohuri dhe shkathtësi akademike.

Punësimi
te punëdhënësit

Arsimi profesional mundëson qasje të drejtpërdrejtë në tregun e punës, ku nxënësit pas përfundimit mund të punësohen menjëherë dhe të fillojnë një karrierë profesionale.

Vetëpunësimi

Arsimi profesional përgatit të rinjtë me shkathtësi dhe njohuri praktike që u mundësojnë të fillojnë biznesin e tyre dhe të ndërtojnë një karrierë të pavarur.

Njohja e
kualifikimeve jashtë vendit

Kualifikimet e fituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të harmonizuara me standardet evropiane përmes Kornizës Nacionale të Kualifikimeve, gjë që u mundëson nxënësve të njohin dhe përdorin më lehtë diplomat e tyre jashtë vendit.

Vazhdo studimet, puno ose fillo një biznes.

NEWSLETTER

Je në rrjedha me risitë, thirrjet dhe trendet e karrierës