Mirënjohje

Kjo platformë digjitale bazohet në Udhëzuesin origjinal për kualifikimet në arsimin profesional nga viti 2020, i hartuar nga ekipi punues i Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional: Azra Tutic, Bojana Politova, Goran Spasovski, Roza Arsovska, Branko Aleksovski, Ridvan Zeqiri, Lepa Trpçeska, Zoran Jovçevski, Çedomir Dimovski, Elizabeta Jovanovska Radanoviq dhe Marija Nastovska nga Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, ekspertiza dhe përkushtimi profesional i të cilëve siguruan bazën thelbësore për zhvillimin e kësaj platforme.

Zhvillimi dhe implementimi i platformës digjitale u mbështetën më tej përmes angazhimit profesional të Bojana Politova, Sonja Slavkoviq, Ali Shaini dhe Albion Sulejmani nga Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, si dhe Keti Kostovska, Natalija Kizhevska, Sadete Ramadani Mora dhe Penka Mantova Zdravkovska nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Falënderim i veçantë i drejtohet Agjencisë Zvicerane për Mbështetje dhe Zhvillim, përmes projektit të saj “Arsimi për Punësim në Maqedoninë e Veriut”, nëpërmjet të cilit u mbështet promovimi dhe më pas digjitalizimi i këtij Udhëzuesi, nën udhëheqjen dhe mbështetjen profesionale të Ivana Georgievska, drejtuese dhe eksperte për arsim dhe trajnim profesional, si dhe me mbështetjen profesionale të Aleksandra Siljanovska, këshilltare për komunikim.

Institucionet e përfshira shprehin mirënjohje të sinqertë ndaj të gjithë kontribuuesve për profesionalizmin, ekspertizën dhe përkushtimin e tyre në forcimin e sistemit të arsimit profesional dhe mjeteve të tij digjitale.