Drejton makineritë minerare gjatë gërmimit të lëndëve të para në miniera me eksploatim sipërfaqësor dhe nëntokësor të lëndëve të para minerale, operon me impiante të përpunimit të mineraleve, mirëmban makineritë dhe pajisjet në gjendje të mirë pune, planifikon punën e vet dhe zbaton rregulla, dispozita dhe rregullativa ligjore për mbrojtjen e mjedisit të punës
dhe mjedisit jetësor.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Drejtues i makinave për xehe për eksploatim sipërfaqësor dhe Drejtues i makinave për xehe për eksploatim nëntokësor në ndërmarrje dhe/ose miniera për eksploatimin e pasurive minerare, ndërtimtari, separacione dhe sferën e metalurgjisë.

