Planifikon, organizon dhe e rregullon komunikacionin dhe punën manovrike të trenave. Organizon dhe planifikon vendosjen e vagonëve për ngarkim dhe shkarkim. Evidenton arkën e udhëtimit për dhënien e biletave në
stacionet ku nuk ka arkëtar udhëtimi. Përpilon dhe kontrollon dokumente. Me telekomandë, me ndihmën e teknikës informatike dhe teknologjike e rregullon komunikacionin e trenave. Bën regjistrimin e trenit dhe përgatitjen
e dokumenteve të trenit. Bën punën e kontabilitetit në arkëtimit në stacion dhe në të gjitha arkat e tjera. Kryen kalkulimin dhe pagesën e shpenzimeve transportuese gjatë lidhjes së kontratave për transportin e udhëtarëve,
bagazhit dhe mallrave. Harton raporte dhe konkluzione të arkës. Kontrollon dhe siguron prova në bazë së të cilave mund të bëhet vlerësimi i gjendjes së sigurimit në komunikacion. Bën pranimin e mallit në depo, e ruan atë, udhëheq
me mallin në depo dhe e dorëzon me kërkim të kërkuesit. Zbaton rregulla, procedura dhe ligje nga fusha e komunikacionit dhe logjistikës, veçanërisht sigurim gjatë punës dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë si: Drejtues i trenave, Dispeçer me telekomandë, Teknik komercial-transportues, Arkëtar në stacionin hekurudhor, Оperator për depozitim, por edhe në vende tjera të punës në kuadër të komunikacionit hekurudhor, në pajtueshmëri me kualifikimin e përvetësuar.