Kontribon për sigurimin në komunikacion, kryen incizim në trafik, përpilon
tabela dhe fotografi grafike, rregullon karakteristika teknike në udhëkryqe dhe
në sipërfaqe të tjera të komunikacionit, si dhe në sinjalizimin e komunikacionit,
vërteton regjimin e trafikut në bazë të metodës adekuate dhe mbanë llogari për
sigurimin aktiv dhe pasiv në komunikacion. Organizon, realizon dhe përcjellë
procesin transportues gjatë transportit të udhëtarëve dhe ngarkesës në
komunikacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar. E vërteton rregullsinë teknike
të automjeteve dhe e kontrollon rregullsinë e pajisjes obligative të cilën duhet ta
posedojë secili automjet. Ndërmerr masa konkrete për ekspertizë të drejtë në
ndonjë aksident komunikacioni. Zbaton rregulla, procedura dhe ligje nga sfera
e komunikacionit dhe logjistikës, veçanërisht në sigurimin gjatë punës dhe
mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Оperator për rregullimin
dhe sigurimin në komunikacionin rrugor, Dispeçer në komunikacionin rrugor,
Оperator për organizimin e komunikacionit rrugor, Operator për eksploatimin
të mjeteve rrugore transportuese, Оperator për ekspertizë në aksidentet e
komunikacionit, Оperator për depozitim, si dhe në vende tjera të punës në kuadër
të komunikacionit rrugor, në pajtueshmëri me kualifikimin e përvetësuar.