Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Operator i teknologjisë së
përpunimit të metaleve me deformim dhe gdhendje; Operator i teknologjisë për përpunimin
e konstruksioneve metalike; Vegëltar; Operator i teknologjisë së saldimit; Operator i
makinave CNC; Përpilues i CNC programeve dhe Bashkëpunëtor për dokumentacionin
teknologjik në makineri, në ndërmarrje që merren me përpunime makinerike me
shfrytëzimin e makinave CNC dhe klasike me gdhendje dhe deformim plastik. Mund të
punojë në ndërmarrje për punimin dhe montimin e konstruksioneve me dhe pa saldim,
përpunimin dhe mirëmbajtjen e veglave, makinave dhe pajisjeve, industrinë përpunuese,
industrinë e automobilistike dhe çdo kund ku ka makina dhe stabilimente dhe nevojë për
prodhimin dhe mirëmbajtjen e tyre.