Mirëmban dhe riparon automjetet e lehta motorike, respektivisht drejtë vlerëson se çka është e nevojshme dhe si duhet të realizohet shmangia e paneleve nga karroceria, riparimi i paneleve, e më pas, përsëri bën montimin e komponentëve të karrocerinë së automjetit; Ngjyros automjete, siç janë: automjetet, autobusët ose kamionët, ose vendosë shtresa mbrojtëse të emalit ose llakut mbi pjesët metalike, të drurit dhe prodhimeve të tjera të gatshme, si zakonisht me sprej me dorë. I përgatitë sipërfaqet punuese me shfrytëzimin e metodave të ndryshme për mënjanimin e yndyrave, papastërtive, korrozionit, etj.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Auto-teneqepunues dhe Auto-ngjyrosës në industrinë automobilistike ose nëpërmjet fillimit të biznesit individual.
















