Operon dhe mirëmban stabilimentet energjetike, stabilimentet kompresuese dhe ftohëse, stabilimentet termoenergjetike, stabilimente hidropneomatike. Merr pjesë në përgatitjen e stabilimentit dhe lëshimin në punë. Përcjellë, kontrollon dhe përshtatë parametrat e stabilimentit sipas udhëzimit të dhënë. Monton dhe demonton nëntërësi dhe tërësi jo shumë të komplikuara. Riparon pjesë më të thjeshta dhe zëvendëson pjesët e konsumuara dhe pjesët e dëmtuara në stabilimentet energjetike. Në mënyrë të drejtë operon dhe mirëmban veglat, makinat dhe pajisjet për punë.
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Makinist për termostabilimente, Makinist për stabilimente hidropneumatike, si dhe profesionet tjera në përputhje me kualifikimet e përvetësuara (arritura).