Ky kualifikim ka të bëjë me prodhimtarinë e pjesëve makinerike. Kualifikimi i mbulon të gjitha njohuritë e nevojshme, shkathtësitë dhe kompetencat e nevojshme për punë të suksesshme në industrinë makinerike. Pas mbarimit të shkollimit, nxënësi do të jetë i aftë për: përpunimin e pjesëve me dorë dhe makinë, lidhjen e pjesëve metalike me saldim dhe pikje, përpunimin e pjesëve medeformim plastik, operimin e drejtë dhe mirëmbajtjen e veglave, makinave dhe pajisjeve si dhe planifikimin e punës dhe sigurimin e kushteve për realizimin e saj.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Tornues dhe Frezues.
















