Mirëmban, servison dhe riparon automjete motorike, por edhe merr pjesë gjatë prodhimit
të tyre. Organizon dhe realizon mbikëqyrje mbi mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve
motorike, diagnostikon parregullsitë e automjeteve motorike, kontrollon, përshtatë dhe
lidhë pjesë dhe sisteme në automjete motorike dhe organizon procedura në procesin
prodhues të automjeteve motorike.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Diagnostifikues i
parregullsive te automjeti; Mekanik dhe montues i motorit dhe automjetit motorik;
Operator i teknologjisë së prodhimtarisë dhe mirëmbajtjes së motorëve dhe automjeteve
motorike ose Bashkëpunëtor për dokumentacion teknologjik në makineri, në industrinë e
prodhimtarisë së automjeteve motorike dhe pjesëve të motorit, servisim për mirëmbajtje
dhe riparim të automjeteve motorike, shërbime teknike, stacione për kontroll teknik, autosalone, shitore për pjesë rezervë, ndërmarrje për park vozitës, ndërmarrje që realizojnë
transport publik të udhëtarëve dhe mallrave, kurse mund të zhvillojë edhe biznes personal.