Planifikon, organizon, administron dhe kryen veprimtari në punën financiare, kontabilitet, punën bankare, marketing, sigurim, punën komerciale. Monitoron ndryshimet dhe nevojat e ekonomisë brenda dhe jashtë vendit, mban komunikimin afarist, respekton normat etike, kodet, legjislacionin, standardet dhe rregulloret në këtë sferë. Kryen furnizim dhe shitje brenda dhe jashtë vendit, aktivitete bankare, sigurimesh dhe marketing, mbajtjen e evidencave të
kontabilitetit dhe përgatitjen e informacioneve të kontabilitetit – dhe atij financiar.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Referent financiar, Kontabilist, Referent marketingu, Nëpunës bankar, Komercialist, Agjent sigurimesh, dhe në vende pune të tjera nga sfera e ekonomisë