Kualifikimi Teknik për e-tregti dhe marketing digjital ofron njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e nevojshme për planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kryerjen e aktiviteteve të tregtisë përmes rrugës elektronike, parashikimin dhe avancimin e shitjes, aktivitetet lidhur me marketingun e përmbajtjes (content marketing), marketingun në mediat sociale, optimizimin e motorëve të kërkimit në internet, email marketingun dhe reklamimin digjital të paguar, aktivitetet në ueb, mirëmbajtjen, operimin dhe analitikën e bazave të të dhënave. Kjo mundëson ndjekjen e ndryshimeve dhe nevojave të ekonomisë dhe biznesit në nivel lokal, rajonal dhe global. Kualifikimi mundëson marrjen e njohurive dhe shkathtësive për komunikim verbal dhe joverbal, respektimin e normave etike, kodeve, rregullativës ligjore, standardeve dhe rregullave nga fusha e sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe zbatimin e parimeve për saktësi, precizitet, përditësim dhe sistematizim në punë.
Me marrjen e kualifikimit, nxënësi mund të punojë si: Marketer digjital; Avancues i shitjes; Referent i marketingut; Teknik uebi; Komercialist; Asistent për marrëdhënie me publikun; Operator i bazave të të dhënave dhe në vende të tjera pune në sektor, në përputhje me kualifikimin.