Kryen punë dhe detyra në fushën e punës administrative-teknike, asistim gjatë planifikimit, përgatitjes, operacionalizimit, organizimin dhe kontrollin e projekteve, marrëdhëniet me publikun dhe kontabilitetin. Kryen punë dhe detyra në përgatitjen, rregullimin, shumimin, botimin, evidentimin dhe shpërndarjen e dokumenteve, kryerjen e llogaritjeve, përpunimin e të dhënave, korrespodencën afariste, formulimin e deklaratave të shkurtra dhe asistimin
gjatë aktiviteteve të personit juridik. Kryen pranimin dhe rregullimin e postës ditore, ruan dokumentacionin e brendshëm, bën përgatitjen, caktimin dhe shpërndarjen e materialeve për mbledhje dhe mbajtjen e procesverbaleve nga mbledhjet, bën pranimin dhe përcjelljen e palëve, përgjigjet thirrjeve telefonike, dërgon dhe pranon mesazhe elektronike dhe të tjera, mban dhe azhurnon listën protokollare dhe të kontakteve, merr pjesë në përgatitjen
dhe organizimin e udhëtimeve zyrtare në vend dhe jashtë vendit, gjithashtu merr pjesë në evenimente promovuese dhe festime të ndryshme.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Administrator teknik, Referent për çështje administrative, Asistent projekti, Asistent për marrëdhënie me publikun, Kontabilist, dhe në vende tjera pune nga sektori në pajtim me kualifikimin.