Punon elemente dhe nëntërësi për instalimet e ngrohjes qendrore dhe klimatizim; Pret, jep formën dhe lidhë gypa dhe elemente gypore, pjesë nga llamarina dhe profile, hap filetë, punon fllangje, mbajtës, mbështetës. Operon me vegla për shtrëngim, përpunim, matje dhe kontroll. Monton trupa për ngrohje, kaldaje, aparate, pompa, kompresorë, termostatë, konektorë dhe komponentë të tjera elektrike dhe elektronike sipas vizatimit të dhënë, specifikimit dhe udhëzimit të prodhuesit. Udhëheqë, operon dhe mirëmban pajisje dhe instalime për ngrohje, Përpunon dhe përgatit elemente për klimatizim; Monton elemente për pajisjeklimatike. Monton, udhëheq, operon dhe mirëmban pajisje dhe instalime për ngrohje dhe klimatizim.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Instalues për ngrohje ose Instalues i klimatizimit.
















