Vendosë, lidhë dhe mirëmban gypat e ujësjellësit. Vendosë dhe monton
instalime sanitare të brendshme dhe të jashtme të ujësjellësit, si dhe tubacione
teknologjike. Vendosë dhe lidhë gypat dhe pajisjet e gazit, si dhe tubacionet
teknologjike. Monton dhe lidhë konsumues energjetik në sistemin e instalimeve
me gypa. Mirëmban instalimet dhe pajisjet e ujit, sanitare, teknologjike dhe të
gazit.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Montues
i instalimeve të ujit dhe sanitare; Montues i instalimeve të ujit të ngrohtë ose
Montues i instalimeve të gazit dhe në vende të tjera pune në industrinë makinerike.