Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Operator i teknologjisë së përpunimit të metaleve me deformim dhe gdhendje; Operator i teknologjisë për përpunimin
e konstruksioneve metalike; Vegëltar; Operator i teknologjisë së saldimit; Operator i makinave CNC; Përpilues i CNC programeve dhe Bashkëpunëtor për dokumentacionin teknologjik në makineri, në ndërmarrje që merren me përpunime makinerike me shfrytëzimin e makinave CNC dhe klasike me gdhendje dhe deformim plastik. Mund të punojë në ndërmarrje për punimin dhe montimin e konstruksioneve me dhe pa saldim, përpunimin dhe mirëmbajtjen e veglave, makinave dhe pajisjeve, industrinë përpunuese, industrinë e automobilistike dhe çdo kund ku ka makina dhe stabilimente dhe nevojë për prodhimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
















