Monton dhe instalon pjesë, tërësi dhe sisteme sipas dokumentacionit të dhënë teknik ose sipas instruksioneve punuese, mënjanon parregullsi në procesin e punës në kuadër të kompetencave të tij të dhëna, gjatë kësaj siguron dhe kontrollon kualitetin e punës së kryer sipas kritereve të dhëna, aplikon normativin dhe standardet e punës. Lexon dhe shfrytëzon dokumentacionet teknike – urdhëresat e punës dhe vizatimet teknike. Aplikon rregullat për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe masat për mbrojtje të mjedisit jetësorë.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Montues i motorit dhe automjeteve motorike dhe Mekanik dhe montues i motorëve dhe automjeteve motorike në industrinë e automjeteve motorike dhe pjesëve të automjeteve motorike, servisimim për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve motorike, auto-salone, shitore për pjesë rezervë, ndërmarrje me park vozitës, ndërmarrje që realizojnë transport publik të udhëtarëve dhe mallrave, dhe mund të udhëheq edhe biznesin e vetë individual.
















