Vendosë, lidhë dhe mirëmban gypat e ujësjellësit. Vendosë dhe monton instalime sanitare të brendshme dhe të jashtme të ujësjellësit, si dhe tubacione teknologjike. Vendosë dhe lidhë gypat dhe pajisjet e gazit, si dhe tubacionet teknologjike. Monton dhe lidhë konsumues energjetik në sistemin e instalimeve me gypa. Mirëmban instalimet dhe pajisjet e ujit, sanitare, teknologjike dhe të gazit.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Montues i instalimeve të ujit dhe sanitare; Montues i instalimeve të ujit të ngrohtë ose Montues i instalimeve të gazit dhe në vende të tjera pune në industrinë makinerike.
















