Politika e privatësisë
Politika e privatësisë
Kjo politikë e privatësisë jep informacione të përgjithshme mbi përpunimin e të dhënave personale kur viziton uebfaqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Kontrolluesi i koleksioneve të të dhënave personale
Kontrollues i të dhënave personale është Ministria e Arsimit dhe Shkencës me seli në rr. Shën Kirili dhe Metodi 54, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Të dhënat personale përpunohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Të dhënat që i nënshtrohen mbledhjes
- Të dhënat e vizitorëve të faqes https://mon.gov.mk, të dhënat e navigimit (shih më poshtë) që përdoren për analizimin e të dhënave nga vizitat në uebfaqen tonë si dhe për ruajtjen e sigurisë së informacionit të uebfaqes. Për më shumë rreth përdorimit të keksëve (cookies), lexo Politikën tonë për përdorimin e keksëve (Cookies)
- Personat që kërkojnë qasje në informacione me karakter publik në bazë të Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik.
Kategoritë e të dhënave që përpunohen
1. Të dhënat e navigimit:
Gjatë vizitës në uebfaqe, serveri krijon regjistra (logs) për çdo vizitor me të dhënat e mëposhtme:
- Adresa IP;
- Pajisja nga e cila po qasesh, lloji dhe modeli;
- Sistemi yt operativ;
- Lloji i shfletuesit, shtojcat (plugins) dhe versioni;
- Faqet që viziton në uebfaqen tonë dhe koha që kalon në çdo faqe;
- URL-ja e faqes që të ka drejtuar në uebfaqen tonë dhe në disa raste, termat që ke përdorur në përpjekje për të gjetur faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
- Gjuha e shfletuesit që përdor;
- Shteti nga i cili po qasesh (përcaktohet përmes adresës IP).
Regjistrat e serverit fshihen automatikisht brenda 15 ditëve, përveç nëse rrethanat kërkojnë mbajtje më të gjatë, për shembull, për të hetuar një virus ose një sulm keqdashës.
Ne i mirëmbajmë serverët vetë dhe të gjitha aktivitetet në uebfaqe i kryejmë brenda institucionit, duke përfshirë regjistrat që krijohen dhe analizimin e të dhënave që transmetohen nga vizitat në uebfaqen tonë.
2. Të dhënat që përdoruesit i dorëzojnë vullnetarisht
Të dhënat personale që mbledhim nga vizita jote në uebfaqen tonë, janë ato që ti i dorëzon vullnetarisht për qëllime konkrete, në mënyrë që të na mundësosh të realizojmë kompetencat tona të përcaktuara sipas ligjit.
Shembull: emri dhe mbiemri, adresa, telefoni i kontaktit, faksi, email-i dhe nënshkrimi.
Si i mbledhim të dhënat personale
Të dhënat personale i mbledhim përmes kanaleve të ndryshme, duke përfshirë:
- përmes përdorimit të uebfaqes sonë prej teje, duke përfshirë këtu edhe formularët për aplikim;
- përmes email-it tonë: contact@mon.gov.mk;
- përmes postës.
Kategoritë e përdoruesve të të dhënave personale
Ne nuk ndajmë të dhëna për ty dhe/ose për vizitën tënde në uebfaqen tonë me palë të treta, përveç në rastet e mëposhtme:
- Në rast të angazhimit të ofruesve të shërbimeve, nëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës i angazhon ata si përpunues, me çka ata do të jenë të detyruar të veprojnë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale që përpunohen gjatë ofrimit të atyre shërbimeve;
- Me kërkesë të gjykatës, policisë ose organeve dhe trupave të tjerë për kryerjen e kompetencave të tyre dhe vetëm nëse ekziston bazë ligjore për këtë.
Koha e ruajtjes së të dhënave të mbledhura
Të dhënat që mbledhim ruhen në përputhje me ligjin dhe periudhën e nevojshme për arritjen e qëllimit të përpunimit dhe janë të përcaktuara në (pasqyrën) me afatet e ruajtjes së të dhënave personale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Cilat janë të drejtat tua?
Të drejtat tua në lidhje me përpunimin e të dhënave personale janë:
- e drejta për t’u informuar për përpunimin e të dhënave personale;
- e drejta e qasjes në të dhënat personale;
- e drejta e korrigjimit dhe fshirjes së të dhënave personale;
- e drejta e kufizimit të përpunimit të të dhënave personale;
- e drejta e kundërshtimit.
Për informacione shtesë dhe/ose realizimin e të drejtave tua për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktosh oficerët tanë për mbrojtjen e të dhënave personale, të dhënat e të cilëve janë publikuar në vegëzën vijuese.
Ndryshimi i politikës së privatësisë
Politika e privatësisë do të ndryshojë në përputhje me ndryshimet e aktiviteteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Të gjitha fotografitë dhe videot e bashkëngjitura në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë të licencuara sipas Creative Commons Attribution-ShareAlike 4.0 International.