Monitoron, mbron, rregullon dhe shfrytëzon pyjet. Inspekton drurët, shënon ato për prerje, mbjell fidanë të rinj, shënimin për prerje (damkimin), pret drurë, ngarkimin e lëndës drusore për transport dhe punë të tjera. Pylltarët mbledhin fara dhe punojnë për rritjen e llojeve të ndryshme të fidanëve të drurëve pyjore. Gjithashtu, monitorojnë zhvillimin e tyre dhe ndjekin mundësinë për shfaqje të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Pylltarët propozojnë dhe marrin masa për të mbrojtur fidanët, si dhe sipërfaqet pyjore në përgjithësi. Prodhuesit e produkteve primare dhe kryesore të drurit janë të punësuar në fabrikat e përpunimit të drurit dhe punëtoritë e zanatit. Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Pylltar.





