Kryen detyra në fushën e prodhimit të mobilieve, modelimit të brendshëm dhe zdrukthëtarisë. Përgatitë dokumentacionin tekniko-teknologjik; përgatitjen operacionale të prodhimit
dhe standardizimin e punës; përgatitë dhe klasifikon drurin, dërrasa druri dhe materiale ndihmëse. Prodhon shabllone, bazament tapicerie, panele muri, mbulesa për tavane ose mbulesa mobiliesh dhe instalimin e tyre; qepje të materialeve të tapicerisë; monton produkte të gatshme dhe produkte gjysmë të gatshme; mirëmban, kontrollon dhe riparon produktet; llogaritë çmimin e produkteve të planifikuara dhe shitjen e produktit të përfunduar; prodhon elemente, konstruksione, produkte gjysmë të gatshme dhe produkte të gatshme nga grupe mobiliesh, zdrukthëtari dhe produkte specialiteti.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi mund të punojë, si: Operator i përgatitjes së prodhimit, Operator me procese teknologjike të përpunimit të drurit dhe pllakave të drurit, Operator për fabrikimin e pjesëve të buta të mobilieve dhe dekorimin e brendshëm (enterierit).





