Zbaton kujdes të përgjithshëm dhe të veçantë shëndetësor me qëllime parandaluese tek popullsia e shëndoshë, si dhe tek të sëmurët me qëllime diagnostikuese, terapeutike dhe rehabilituese në mbrojtjen shëndetësore primare, sekondare dhe terciare. Organizon dhe realizon kontroll preventive dhe sistematike, vizitë shtëpiake, vaksinim, kujdes të përgjithshëm dhe të veçantë të pacientit si një pjesë e grupit shëndetësor. Gjatë kësaj, përdorë, deponon dhe aplikon gjak, derivate të gjakut dhe medikamente, merr materiale biologjike për diagnostikim sipas rregullave të dhëna nga mjeku. Operon me pajisje themelore mjekësore dhe instrumente, material mjekësore dhe mjetet për mbrojtje.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Motër medicinale dhe në vende tjera pune sipas
kualifikimit përkatës.