Realizon hulumtime të materialit biologjik për vërtetimin e gjendjes shëndetësore të popullatës, si dhe hulumtime të ushqimit, ujit, mbeturinat e materieve dhe lëndëve për përdorim e përgjithshëm dhe zbaton metoda të dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit. Përdorë metoda dhe aparatura bashkëkohore për vërtetimin e gjendjes shëndetësore, diagnostikimit dhe ndjekjen e sëmundjeve, përmirësimin e shëndetit kolektiv dhe pengimin e zgjerimit të sëmundjeve.
Merr pjesë në planifikimin, organizimin dhe realizmin e punës në laborator dhe në terren, ku plotëson dokumentacionin punues. Merr pjesë edhe në edukimin shëndetësor për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit, si dhe preventivës së sëmundjeve.







