Kryen detyra në zbatimin e procedurave diagnostikuese dhe terapeutike në fushën e mjekësisë dentale. Vepron në kuadër të detyrave të tij, duke I respektuar standardet dhe protokollet ekzistuese. Administron dhe përpunon të dhënat për pacientin, realizon komunikim me të gjithë subjektet të kyçura në sistemin e mbrojtjes shëndetësore duke i respektuar parimet e etikës dhe kulturës afariste, kujdeset për zbatimin e parimeve të punës aseptike në ordinancën stomatologjike dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor nga të gjithë faktorët negativ.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Asistent dental dhe në vende tjera të punës sipas kualifikimit përkatës.