Siguron kujdes bazë me cilësi të lartë dhe ndihmë të shpejtë të personave, në formë të detyrave mirë të definuara, përsëritëse dhe rutine në institucionin spitalor dhe në kushte shtëpiake. Realizon dhe merr pjesë në aktivitete lidhur me mirëmbajtjen e higjienës, të ushqyerit dhe preventivës ndaj parregullsive. Kryen punë lidhur me shtratin spitalor dhe atë shtëpiak, çfarëdo lloj bartje dhe merr masa ndaj infektimeve në kushte spitalore dhe shtëpiake. Percepton dhe ndjek gjendjet elementare patologjike, sëmundjet, ndryshimet psikofizike dhe vdekjet, gjithashtu zhvillon në mënyrë të duhur veprimtaritë mjekësore sipas urdhrit (rregullit).
Me përvetësimin (arritjen) e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si:
Nëpunës shëndetësor, Përkujdesës ndaj njerëzve të moshuar dhe në vende të tjera të punës sipas kualifikimit.