Përpunon konstruksione fikse – protetike, punime mobile protetike, aparate ortopedike mobile, konstruksione protetike të kombinuara. E planifikon dhe organizon punën në laboratorin teknik- dhëmbësh, i koordinon aktivitetet me grupin stomatologjik. Përgatit aparaturë, instrumente dhe materiale për punime përkatëse, mban dokumentacionin dhe evidencën mjekësore.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Teknik dhëmbësh dhe në vende tjera të punës sipas kualifikimit përkatës.