Bën përgatitjen e barërave dhe komponimeve tjera farmaceutike me ndihmën e farmacistit, bën porosi, pranim, shënim, defektim, deponim dhe ruajtjen e barërave, lëndëve të para, ambalazhit dhe rezervave tjera, merr pjesë në
farmakovigjilancë, hulumtime, kontrolle dhe hulumtime të cilësisë, shitjen dhe dhënien e rekomandimeve: OTS preparate, suplemente, çaje, dietetikë, material sintetike, pajisje dhe instrumente mjekësore, etj. Evidenton, përpunon, analizon dhe dokumenton të dhënat si dhe bën kryerjen e llogaritjeve, në përputhje me detyrat punuese. Radhit dhe bën mbikëqyrjen mbi punëtorët, mbi fazat teknologjike në prodhimtarinë farmaceutike dhe kozmetike, siguron pastërtinë dhe sigurinë e aparaturës dhe inventarit, raporton për parregullsitë dhe zgjidhë problemet në vendin e punës, me përdorimin e standardeve dhe rregullave përkatëse, duke i respektuar parimet për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit jetësor.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Teknik
farmaceutik dhe në vende tjera të punës sipas kualifikimit përkatës.