Bën dizajnimin dhe përpunimin e skicave dhe koleksionit të modës, në bazë të rregullave dhe kërkesave të përcaktuara, nga ana e klientëve dhe punëdhënësit. Dizajnon në bazë të idesë personale, apo sipas temës së dhënë, duke aplikuar pothuajse të gjitha fushat artistike. Zbaton principe të ndryshme të kompozimit, në drejtime të ndryshme si dhe harmonisë në funksion të dizajnit. Bën projektimin e ideve artistike, të dizajnit të tekstilit. Vë në pah, reativitetin e dizajnit të veshjes, me aplikimin e programeve softuerike, për përgatitjen e imazheve të modës. Përpunon pjesët e prera të veshjeve, kompletimin e tyre dhe modelimin, dekorimin e modelit provë, me dorë apo makinë. Planifikon dhe përgatit, burimet e nevojshme për përpunimin e kompletuar të modelit provë.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Dizajner i veshjes, Stilist mode, Operator për prerjen e veshjeve, Operator për qepjen e veshjeve, Operator për përpunimin dhe ripërpunimin e veshjeve, si dhe në vende të ndryshme pune, në pajtueshmëri me kualifikimin përkatës.





