Bën pranimin e materialeve, vendosë në mënyrë të drejtë materialet dhe pajisjet
për punë, si dhe bën prerjen dhe klasifikimin e pjesëve të sipërme të mbathjeve.
Operon me makinat për përpunim, bën montimin e pjesëve të brendshme dhe të
jashtme të mbathjeve si dhe montimin e pjesëve të sipërme dhe të poshtme, deri
në produktin final të mbathjeve.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Operator për prerjen e
mbathjeve, Operator për qepjen e mbathjeve, Ngjitës i pjesëve të sipërme dhe të
poshtme të mbathjeve, si dhe në vende të ndryshme pune, në pajtueshmëri me
kualifikimin përkatës.