Kryen përgatitjet në vendin e punës, vizaton dhe konstrukton mbathje dhe
galanteri prej lëkure. Përpunon shabllone (me dorë ose kompjuter) për realizimin e
modelit provë. Aplikon makina, vegla dhe mjete, në pajtueshmëri me operacionet
teknologjike. Bën prerjen e pjesëve themelore të mbathjeve, përpunon dhe monton
me anë të ngjitësit si dhe qep, nga ku përfiton produktin, gjysmë të gatshëm. Ngjitë
pjesën e sipërme dhe të poshtme të mbathjeve, si dhe realizon përpunimin e modelit
provë. Ndjek të arriturat e reja tekniko-teknologjike dhe tendencat e modës, si dhe
bën përgatitjen e koleksionit për promovim.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Dizajner i mbathjeve,
Modelues i mbathjeve dhe galanterisë nga lëkura, Operator për prerjen e mbathjeve,
Operator për qepjen e mbathjeve, Ngjitës ii pjesëve të sipërme dhe të poshtme të
mbathjeve, si dhe në vende të ndryshme pune, në pajtueshmëri me kualifikimin
përkatës.