Kryen përgatitjet në vendin e punës, vizaton dhe konstrukton mbathje dhe galanteri prej lëkure. Përpunon shabllone (me dorë ose kompjuter) për realizimin e modelit provë. Aplikon makina, vegla dhe mjete, në pajtueshmëri me operacionet teknologjike. Bën prerjen e pjesëve themelore të mbathjeve, përpunon dhe monton me anë të ngjitësit si dhe qep, nga ku përfiton produktin, gjysmë të gatshëm. Ngjitë pjesën e sipërme dhe të poshtme të mbathjeve, si dhe realizon përpunimin e modelit provë. Ndjek të arriturat e reja tekniko-teknologjike dhe tendencat e modës, si dhe bën përgatitjen e koleksionit për promovim.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Dizajner i mbathjeve, Modelues i mbathjeve dhe galanterisë nga lëkura, Operator për prerjen e mbathjeve, Operator për qepjen e mbathjeve, Ngjitës ii pjesëve të sipërme dhe të poshtme të mbathjeve, si dhe në vende të ndryshme pune, në pajtueshmëri me kualifikimin përkatës.





