Planifikon dhe organizon punë në prodhimin e dendromaterialeve dhe bimëve
zbukuruese; mbledh dhe mirëmban farat dhe prerjet; përgatitë sipërfaqet për
mbjellje, rimbjellë, shartim, kultivim dhe monitorim të gjendjes shëndetësore të
materialit mbjellës; identifikon dhe parandalon sëmundjet dhe dëmtuesit e bimëve;
hartimin dhe zbatimin e projekteve të gjelbërimit të ambientit mjedisor; rregullon
dhe zbukuron sipërfaqet e gjelbëruara; siguron transport për mbjelljen e fidanëve;
shënon markon fidanë për shartim ose prerje; administron makineri dhe mjete
për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta; kujdeset për materialet, furnizimet
dhe punëtorët e terrenit, regjistron të ardhurat ditore dhe fondet e shpenzuara.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi mund të punojë, si: Operator për projektim,
realizim dhe mirëmbajtje të sipërfaqeve të gjelbërta, Operator i prodhimit të
materialit mbjellës.