Dizajnon aplikime vizuale për të përcjellë një mesazh, zakonisht për qëllime reklamimi; përgatitë dizajn vizual për lloje të ndryshme të reklamave në hapësirë të hapur, si tabela, reklama të ndritshme, postera dhe të ngjashme;
përgatitë dizajnin e aplikacioneve të cilat realizohen në teknikat e shtypjes me tampon ngjyrë dhe sitës; dizajnon aplikacione të shtypjes vizuale me teknika të shtypjes digjitale.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Përpunues i aplikacioneve vizuale, Stampues i teknikave jokonvencionale të shtypjes, por edhe në vende të tjera pune nga sfera e përpunimit të aplikacioneve të ndryshme vizuale.