Zhvillimi i produktit grafik, nga propozimi i kopjes, përmes formës së shtypit deri te shtypja e produktit final.
Tekniku i grafikës punon në punët operative në përgatitjen e kopjeve të propozimeve dhe formave të shtypjes, në përgatitjen e makinës për shtypje dhe në procesin e shtypjes, në procedurat dhe proceset e përpunimit final të produkteve grafike, në kontrollin e proceseve të prodhimit grafik, si dhe në mirëmbajtjen e makinerive, pajisjeve dhe ambientit të punës. Bashkëpunon dhe komunikon me bashkëpunëtorë dhe klientë.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Operator për përgatitje grafike dhe shtypje dhe Operator për përpunimin final të produkteve grafike, si dhe në vende tjera të punës nga sfera e grafikës në shtypshkronjë për ofset, flekso, bakro, sitë edhe teknika tjera të shtypjes (shumimit), në reparte dhe njësi të specializuara për shtypje në sektorë tjerë, në ndërmarrje të specializuara për përgatitje dhe përpunim të kopjeve për kopjim dhe formave të shtypjes, në ndërmarrje të specializuara për prodhim të ambalazhit, kartonit dhe përpunimit të letrës.