Në mënyrë të pavarur matë dioptrinë e qelqit optik dhe thjerrëzën e kontaktit, përpunon, riparon dhe shet lloje të ndryshme të syzeve si ndihmë optike ose detaje të modës me ndihmën e optometristit ose oftalmologut gjatë matjes e parametrave të shikimit me kërkesë të klientit.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Teknik i optikës, Bashkëpunëtor gjatë matjes për korrigjimin e shikimit dhe në profesione tjera të ngjashme, në pajtim me kualifikimin e arritur.