Në mënyrë të pavarur planifikon dhe organizon punën në veprimtarinë e kozmetikës, respektivisht bën përgatitje personale, përgatitjen e vendit të punës dhe klientit, pritjen dhe këshillimin e klientit, zgjedhë dhe zbaton kujdesin për fytyrën dhe trajtimet e trupit duke përdorur një larmi teknikash masazhesh, trajtimet e formësimit dhe errësimit të
trupit, përdorimin e përgatitjeve dhe aparateve në trajtimet: manikyr, pedikyr, shminkim dhe aplikimin e kritereve estetike në harmonizimin e shminkimit, frizurës dhe dukjes së klientit.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Stilist-Estetist, Masazhist për masazh kozmetike, uelnes (wellness) dhe spa, Teknik i kozmetikës, si dhe në profesione tjera të ngjashme, në pajtim me kualifikimin e arritur ose duke filluar biznes personal.