Dekoron thonjtë e duarve dhe këmbëve me teknika të ndryshme të llakimit: teknikë klasike, pikturë, dekorime, manikyr francez, si dhe lustrim të thonjve. Aplikon procedurat për kujdesin estetik të duarve dhe këmbëve.
Kryen detyra në fushën e kujdesit estetik të duarve dhe këmbëve. Specifikon kundërindikacionet për trajtim të caktuar kozmetik. Respekton kriteret estetike në drejtim. Komunikon verbalisht dhe joverbalisht me dhe pa përdorimin e mjeteve moderne të komunikimit dhe teknologjisë kompjuterike.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si:
Manikyr-Pedikyr, si dhe profesione të tjera të lidhura me sektorin sipas kualifikimit të arritur ose duke filluar biznes personal.