Kryen detyra në fushën e prodhimit të mobilieve, modelimit të brendshëm dhe zdrukthëtarisë.
Përgatitë dokumentacionin tekniko-teknologjik; përgatitjen operacionale të prodhimit
dhe standardizimin e punës; përgatitë dhe klasifikon drurin, dërrasa druri dhe materiale
ndihmëse. Prodhon shabllone, bazament tapicerie, panele muri, mbulesa për tavane ose
mbulesa mobiliesh dhe instalimin e tyre; qepje të materialeve të tapicerisë; monton produkte
të gatshme dhe produkte gjysmë të gatshme; mirëmban, kontrollon dhe riparon produktet;
llogaritë çmimin e produkteve të planifikuara dhe shitjen e produktit të përfunduar; prodhon
elemente, konstruksione, produkte gjysmë të gatshme dhe produkte të gatshme nga grupe
mobiliesh, zdrukthëtari dhe produkte specialiteti.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi mund të punojë, si:
Operator i përgatitjes së prodhimit, Operator me procese teknologjike
të përpunimit të drurit dhe pllakave të drurit, Operator për fabrikimin e pjesëve të buta të
mobilieve dhe dekorimin e brendshëm (enterierit).