Bën përpunime dekorative dhe përfundime mbrojtëse në lloje të ndryshme të objekteve. Përgatitë sipërfaqe të ndryshme (të drurit, të muratuara, gips pllakave, sipërfaqeve nga gipsi, betonike, sintetike, me llaç dhe metalike) para se të përdoren materialet, siç janë: ngjyra, shtresa me performanca të larta, materiale papërshkuese nga uji, materialet rezistuese ndaj zjarrit, llaçe, shellaçe, mbulesa të murosura dhe punimet përfundimtare për mbrojtje, dekorim, mbrojtje sanitare, identifikim dhe sigurim. Bën përgatitjen përfundimtare të sipërfaqeve, ngjitjen dhe përpunimin përfundimtar të gips pllakave nga kartoni. Vendos termoizolim dhe izolim të zërit, bën veshjen e
mureve, bën – kryen sisteme të mureve ndarëse dhe muret e veshura, bën – kryen sistemet e tavaneve të lëshuara, bën veshjen e nënkulmeve dhe sistemeve të dyshemesë. E kontrollon dhe përgatitë sipërfaqen. Vendos profilet për mbrojtjen e këndeve, i plotëson lidhjet dhe plasaritjet, përzien dh bën përzierje që të fitohet sipërfaqe më të lëmuar. Bën përpunimin e lidhjeve të pllakave nga gips kartoni, vendos, mirëmban dhe riparon korniza këndore (lajsne) dekorative dhe mure dekorative.