Planifikon e organizon kryerjen e pjesëve të enterierit, rekomandon zgjidhje konstruktive për kryerje të enterierit dhe përdorimin e materialeve për enterier. Përgatitë dokumentacionin teknik për enterier, matë hapësirën, vizaton skica të hapësirës së regjistruar (të matur), vizaton baza, prerje, pamje e detajet të brendshme që do të rregullohet. Përpunon 3D prezantime me softuer adekuat, përpunon paramasa dhe parallogari të materialeve të nevojshme. Kontrollon instalimin e saktë të elementeve të enterierit në përputhje me dokumentacionin projektues.
Lexon dhe analizon paraqitje tekstuale dhe grafike të dokumentacionit teknik nga fusha e prodhimtarisë, rekonstruimit, konservimit dhe revitalizimit të mobilies. E zbaton dinamikën e parashikuar dhe aktivitetet për realizimin e projektit në pajtim me teknologjinë e punës ose të teknologjisë së punimit të mobilies. Kontrollon, vërteton dhe teston kapjet ndërtimore në enterierin për fazë të caktuar ose pozicion. Kryen kontrolle të rregullta, çrregullta dhe preventive të mjeteve të punës dhe pajisjeve për punë dhe zbaton masat shëndetësore, siguri dhe mbrojtje gjatë punës, masa për mbrojtje nga zjarri dhe masa për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Operator për dizajn të arkitekturës së brendshme, përpunim dhe instalim të mobilieve dhe Bashkëpunëtor gjatë përpunimit të dokumentacionit projektues për enterier.