Mbledhë të dhëna dhe të njëjtat i përpunon në aspektin numerik dhe grafik duke zbatuar instrumentet matëse gjeodezike, metodat gjeodezike të matjeve dhe teknologjinë informative, kryen matje të detajuar, mirëmban kadastër të patundshmërisë, përdorë sistemin e informacionit kadastral-gjeodezik (SIKGJ). Harton lloje të ndryshme të elaborateve gjeodezike sipas qëllimit, përpunon, mirëmban dhe përdorë bazamentet gjeodezike në formë analoge dhe digjitale, hunjëzon dhe monitoron objektet.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Gjeodet për punë kadastrale, Gjeodet për gjeodezi inxhinierike dhe Gjeodet për urbanizëm, planifikim hapësinor dhe menaxhment.