Kontribon për sigurimin në komunikacion, kryen incizim në trafik, përpilon tabela dhe fotografi grafike, rregullon karakteristika teknike në udhëkryqe dhe në sipërfaqe të tjera të komunikacionit, si dhe në sinjalizimin e komunikacionit, vërteton regjimin e trafikut në bazë të metodës adekuate dhe mbanë llogari për sigurimin aktiv dhe pasiv në komunikacion. Organizon, realizon dhe përcjellë procesin transportues gjatë transportit të udhëtarëve dhe ngarkesës në komunikacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar. E vërteton rregullsinë teknike
të automjeteve dhe e kontrollon rregullsinë e pajisjes obligative të cilën duhet ta posedojë secili automjet. Ndërmerr masa konkrete për ekspertizë të drejtë në ndonjë aksident komunikacioni. Zbaton rregulla, procedura dhe ligje nga sfera e komunikacionit dhe logjistikës, veçanërisht në sigurimin gjatë punës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Оperator për rregullimin dhe sigurimin në komunikacionin rrugor, Dispeçer në komunikacionin rrugor, Оperator për organizimin e komunikacionit rrugor, Operator për eksploatimin të mjeteve rrugore transportuese, Оperator për ekspertizë në aksidentet e komunikacionit, Оperator për depozitim, si dhe në vende tjera të punës në kuadër të komunikacionit rrugor, në pajtueshmëri me kualifikimin e përvetësuar.





