Teknik i hotelerisë dhe restoranteve planifikon, organizon, koordinon, mbikëqyr dhe menaxhon punën e personelit në recepsion, në restorant dhe në shërbimin hotelier, si dhe merr pjesë në realizimin e detyrave të punës në objekte të ndryshme gastronomike që ofrojnë akomodim, ushqim dhe pije, në përputhje me rregulloret shoqërore dhe mjedisore. Merr pjesë në përcaktimin e shërbimeve hotelierike, promovimin dhe shitjen e tyre. Planifikon dhe nxit punën e të punësuarve. Përgatit raporte dhe anketa duke përdorur teknologjitë e informacionit dhe komunikimit dhe softuer përkatës në punën e përditshme dhe në korrespondencën afariste. Komunikon me mysafirët dhe partnerët e biznesit, duke zbatuar rregullat e komunikimit profesional. Kryen aktivitete komerciale brenda kuadrit të punës së caktuar për objektin hotelierik për sigurimin e akomodimit, ushqimit dhe pijeve. Kujdeset për zbatimin e normave dhe standardeve të punës në sektorin hotelier dhe për mirëqenien e mysafirëve, bashkëpunëtorëve, mjedisit të punës dhe mjedisit jetësor.
Teknik i hotelerisë dhe restoranteve, pas përfundimit të arsimit të mesëm, do të mund të punojë si teknik hotelier–restorantesh në shoqëri tregtare gastronomike, te persona fizikë dhe juridikë që merren me akomodimin e mysafirëve, përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit dhe pijeve, si dhe ka mundësi për hapjen dhe drejtimin e një biznesi privat.