Bën punë përgatitore dhe sallatë për shërbim, zbaton kodeksin e veshjes, mirëpret dhe pranon mysafirë, pranon porosi dhe u shërben mysafirëve duke aplikuar teknika të shërbimit në hoteleri, përgatitë dhe shërben pije të hapura, në shishe dhe të përziera, llogaritë shërbimet dhe i dërgon (përcjellë) mysafirët. Punon në përputhje me normat dhe garanton për cilësinë e punës dhe shërbimeve, si dhe kryen punë tjera në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e mjedisit të punës dhe ambientit jetësor.
Me përvetësimin e kualifikimit nxënësi mund të punojë, si: Kamerier






