Koton dhe vizaton detaje. Përpunon paramasë, siguron dokumentacion të përgjithshëm, konverton dokumente në PDF, fut nënshkrime elektronike, siguron çmime projektuese për përpunim të paramasës. Udhëheq dhe arkivon dokumentacionin teknik sipas standardeve dhe kërkesave të kompanisë amë, harmonizon dhe unifikon shtojca grafike e tekstuale sipas niveleve dhe fazave. Lexon dhe analizon paraqitjet tekstuale dhe grafike të dokumentacionit teknik në fushën e ndërtimit të lartë. Zbaton dinamikën e parashikuar, koordinon dhe organizon punën e brigadës së tij, zbaton aktivitete për realizimin e projektit në pajtueshmëri me teknologjinë e aprovuar të ndërtimit, kontrollon, vërteton dhe teston punimet ndërtimore për fazë ose pozicion të caktuar. Kryen kontrolle
të rregullta, të çrregullta dhe preventive të mjeteve, pajisjeve e makinerive ndërtimore, zbaton masat shëndetësore, siguri e mbrojtje gjatë punës, masa për mbrojtjen nga zjarri dhe masa për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi do të mund të punojë, si: Bashkëpunëtor në përpunimin e dokumentacionit projektues dhe Operator-Kryerës i punëve ndërtimore nga arkitektura.