Planifikon, organizon dhe zbaton veprimtari në fushën e administrimit të biznesit, respektivisht realizon aktivitete nga puna në zyrë dhe komunikimit afarist në proceset e biznesit të subjekteve afariste dhe në punën e institucioneve. Aplikon dispozita ligjore, standarde dhe procedura gjatë ofrimit të shërbimeve administrative; përdorë
dhe mirëmban pajisjet e zyrës; mban ditar dhe regjistër; përgatitë, krijon, depoziton dhe gjen dokumente afariste dhe informacione; përdorë të shkruarit “e verbër”; plotëson dhe përdorë instrumente në qarkullimin pagesor; aplikon komunikim adekuat afarist me shkrim dhe me gojë me kolegët, klientët dhe subjektet tjera në mjedisin e biznesit;
kryen komunikim elektronik me subjektet afariste dhe institucionet; siguron zbatimin e rregulloreve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, sigurisë dhe shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Me përvetësimin e kualifikimit, nxënësi mund të punojë, si: Operator në qendrën për konsumatorë, Operator për futjen (regjistrimin) e të dhënave, Ndihmës i referentit të sigurimeve, Ndihmës zyrtar administrativ, Agjent i logjistikës, Zyrtar i depos, si dhe në vende pune tjera të sektorit sipas kualifikimit të arritur.