Maqedonia bëhet anëtarja e 34-të e platformës WorldSkills Europe

Shpërndaje:
Facebook
X
LinkedIn
Email
Postimet e fundit
“Garaa Arsimore” në kuadër të MASSUM
Ditën e Hapur në QShA “Boro Petrushevski” – Shkup
Përgatitu për punë përmes orientimit në karrierë
Punëtorisë nacionale “Bashkëpunim i përbashkët për mbështetjen e Qendrave Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim (QRAPT)“
1570 bursa për nxënësit në arsimin dual
MASH rrit numrin e regjistrimeve të nxënësve në shkollat e mesme profesionale

Sot, me një ngjarje promovuese, Maqedonia shënoi anëtarësimin në WorldSkills Europe, platformën më të madhe evropiane për arritje të shkëlqyera në shkathtësi dhe arsimin profesional. Ngjarja u organizua në bashkëpunim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional dhe projekti zviceran “Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E@mk”.

“Synojmë arritje të shkëlqyera në arsimin e mesëm profesional, i cili nuk është më alternativë, por zgjedhja e parë për të rinjtë. Kemi sjellë një Ligj të ri që rregullon konceptin e arsimit dual, rrisim numrin dhe fuqizojmë qendrat rajonale për arsimin e mesëm profesional. Në bashkëpunim me odat ekonomike po rrisim numrin e kompanive të përfshira në trajnimet praktike dhe po prezantojmë drejtime të reja sipas nevojave të ekonomisë. Siguruam një buxhet prej 50 milion denarësh për 1.570 bursa nga 3.500 denarë, për një periudhë prej 9 muajsh, për nxënësit që do të regjistrohen në paralele duale gjatë vitit të ri shkollor,” tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Ajo theksoi se përpjekjet për një arsim profesional më cilësor kanë reflektim të shkëlqyer, duke vazhduar trendin e rritjes së numrit të nxënësve, me më shumë se dyfish të regjistruarve në shkollat e mesme profesionale krahasuar me gjimnazet, gjatë periudhës së regjistrimeve në qershor. Anëtarësimi i Maqedonisë në platformën prestigjioze evropiane WorldSkills Europe do të mundësojë përparim të mëtejshëm të cilësisë së arsimit profesional në vend.

Përmes anëtarësimit në WorldSkills Europe, Maqedonia bëhet pjesë e një komuniteti prej 34 shtetesh që investojnë në shkathtësi profesionale, edukim rinor dhe konkurrencë në tregjet e punës. Platforma u mundëson të rinjve të konkurrojnë në nivel evropian dhe botëror, si dhe institucioneve të përmirësojnë cilësinë e arsimit profesional përmes shkëmbimit të përvojave, politikave dhe praktikave.

Ambasadorja e Zvicrës, H.E. Veronik Ulman, theksoi mbështetjen e gjatë të Zvicrës për reformat në arsimin profesional në vend, duke nënvizuar rëndësinë e arsimit dual, përfshirjen e sektorit privat dhe anëtarësimin në WorldSkills Europe.

“Ne kemi qenë fasilitatorë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në WorldSkills Europe sepse besojmë se përmes kësaj platforme vendi do të ketë qasje të vazhdueshme në praktikat e mira evropiane në arsimin profesional dhe trajnimin. Kjo do të kontribuojë në një sistem më të fortë dhe fleksibël. Po ashtu, WorldSkills është një mundësi unike që të rinjtë të tregojnë shkathtësitë dhe kompetencat e tyre para publikut më të gjerë.”

Përveç kësaj, në ngjarje u ndanë gjithashtu përvojat e Kroacisë si vend anëtar, me fokus të veçantë në vlerën e rrjetëzimit, motivimin e të rinjve dhe mundësitë për shkëmbim të praktikave të mira. U theksua rëndësia e koordinimit midis institucioneve, shkollave dhe kompanive për forcimin e mëtejshëm të arsimit profesional.

Pas ratifikimit të anëtarësimit në vjeshtë, do të fillojnë përgatitjet për pjesëmarrjen e parë të nxënësve tanë në garat EuroSkills, ku ata do të kenë mundësi të konkurrojnë në nivel evropian dhe të tregojnë talentin e tyre.

Lajme të ngjashme

BULETINI

Qëndro i informuar me lajmet, thirrjet dhe trendet e karrierës