Punëtorisë nacionale “Bashkëpunim i përbashkët për mbështetjen e Qendrave Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim (QRAPT)“

Shpërndaje:
Facebook
X
LinkedIn
Email
Postimet e fundit
“Garaa Arsimore” në kuadër të MASSUM
Ditën e Hapur në QShA “Boro Petrushevski” – Shkup
Përgatitu për punë përmes orientimit në karrierë
Maqedonia bëhet anëtarja e 34-të e platformës WorldSkills Europe
1570 bursa për nxënësit në arsimin dual
MASH rrit numrin e regjistrimeve të nxënësve në shkollat e mesme profesionale
Përfaqësues nga Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional mori pjesë në një panel-diskutim në kuadër të punëtorisë nacionale “Bashkëpunim i përbashkët për mbështetjen e Qendrave Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim (QRAPT)”, e cila u mbajt, më 26–27 mars 2026, në Shkup.
Në kuadër të panel-diskutimit u theksua roli kyç i QRAPT-ve si shtytës të reformave në arsimin profesional, por edhe e ardhmja e tyre si qendra të ekselencës dhe hube rajonale për zhvillimin e aftësive, inovacionin dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Në diskutim u nënvizua se përmes bashkëpunimit të forcuar ndërmjet institucioneve, sistemit arsimor dhe sektorit privat, QRAPT-të kanë potencialin të bëhen institucione kyçe të zhvillimit ekonomik rajonal dhe modernizimit të arsimit profesional.
Ngjarja mundësoi një diskutim konstruktiv për zhvillimin e ardhshëm të Qendrave Rajonale dhe rolin e tyre në ekosistemet rajonale të aftësive.

Lajme të ngjashme

BULETINI

Qëndro i informuar me lajmet, thirrjet dhe trendet e karrierës